LAJME

Raportimet për fletarrest ndërkombëtar nga Rusia për disa zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla

Raportimet për fletarrest ndërkombëtar nga Rusia për disa zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2024, 10:56

Ditët e fundit në disa media është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë policorë të Kosovës.

Në mesin e tyre është raportuar se bën pjesë edhe Shefi i Njësisë Speciale Operative të PK-së, Besart Ahmeti.

Për këtë çështje, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla më 04.03.2024 shkurtimisht ka thënë se janë njoftuar zyrtarisht.

“E dimë, kemi informata zyrtare ne për këtë çështje, nuk është brengë as e imja as e Besartit (Ahmeti)” – tha ministri.

Ndër të tjerash, ai shtoi se “nuk pritet diçka tjetër prej Rusisë.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika