LAJME

Raporti “SecuriMeter 2025”, Maqedonci: Kosova kryeson rajonin për besimin në ushtri

Raporti “SecuriMeter 2025”, Maqedonci: Kosova kryeson rajonin për besimin në ushtri
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2026, 12:18

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar rezultatet nga hulumtimi “SecuriMeter 2025” (Public Opinion Survey on Security & Threats in the Western Balkans), ku Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor me një përqindje prej 74.6% të besimit të qytetarëve në ushtri.

“Ky rezultat e pozicionon Kosovën në krye të renditjes rajonale dhe reflekton perceptimin pozitiv të qytetarëve ndaj rolit dhe profesionalizmit të institucioneve të sigurisë” – shkruan Maqedonci në Facebook.

Pas Kosovës, në renditjen rajonale pasojnë Maqedonia e Veriut (67.7%), Serbia (59%), Shqipëria (51.3%) dhe Mali i Zi (50.4%).

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika