- Reklama -

Raporti i policisë i mbushur me raste të dhunës në familje

Rastet e dunës në familje dhe kanosjet ndaj grave e vajzave janë bërë përditshmëri në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Edhe në raportin e fundit, janë raportuar për pesë raste të dhunës në familje, derisa raportohet edhe për dhunë, rrahje, grabitje e kanosje edhe për pronë e çështje tjera ndërmjet grupeve.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 18:55 në Podujevë, është arrestuari dyshuari pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, sipas policisë, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. E me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Reklama -

Rasti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë. Këtu nuk raportohet se burri ka rrahur gruan, por se rrahja ka nise ndërmjet burrit e gruas, sa që dytë kanë përfunduar në “spital”.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull janë përleshur në mes vete dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe një rast tjetër dhune është raportuar në Gjilan, ku i dyshuari pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Dhunë tjetër në familje raportohet dhe në Ferizaj. Atje është arrestuar e dyshuara femër, e cila pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë nënën e saj. E njëjta pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Rahovec është arrestuar një i dyshuar tjetër pasi i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike ndaj një vajze. “Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në Kosovë është rritur ndër vite numri i rasteve të dhunës në familje  që raportohen në Policinë e Kosovës. Në periudhën janar-tetor 2022 numri total i rasteve ka qene 2273, prej tyre 2486 viktima./RTKlive/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort