Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.Një prej pikave në raportin e BE-së, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, flet për bashkëpunimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Gjykatën Speciale.Ky raport thekson se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.
Raporti i BE-së lavdëron bashkëpunimin e Kurtit me Gjykatën Speciale

Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.“Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së. Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet në këtë raport.Ky dokument i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

