Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 2 persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar 3 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 3 personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 8 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, 2 persona të dyshuar, në dy raste të ndara, 1 person për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe 1 person për veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar 3 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 3 personave. 1 kërkesë kundër 1 personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, 1 kërkesë kundër 1 personi, i dyshuar për veprën penale “Ngacmimi”, si dhe 1 kërkesë kundër 1 personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 8 aktakuza kundër 12 personave për veprat penale si në vijim:
- 2 aktakuza kundër 2 personave për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
- 1 aktakuzë kundër 3 personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
- 1 aktakuzë kundër 3 personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;
- 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja”;
- 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Kanosja”;
- 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
- 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. /TVPrizreni/