Kryeministri Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vjosa Osmani, ani pse kjo e fundit tregoi hapur se së fundmi ka munguar komunikimi qeveri-presidencë.
Kurti tha se nganjëherë ai ka diskutime e dallime edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por shtoi se nuk beson që ato janë “të patejkalueshme”.





