Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke publikuar një fotografi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar vendin ku ka rënë heroikisht vëllai i tij, Luan Haradinaj.
Jo i vetëm, por me një numër të madh burrash, Haradinaj e ndau fotografinë nga vendi “Qafë Mullar”.





