Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i dërguar i posaçëm presidencial për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër (20.01.2025), në ditën e parë të punës të Administratës së presidentit Donald Trump.
Ramush Haradinaj takohet me Richard Grenell në SHBA

“Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump. Me këtë rast, Ambasadorit Grenell, i rikonfirmova zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin tonë kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!” – ka theksuar Haradinaj në një postim në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi qetë dhe pa incidente

Fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë në Qeveri uniformën e UÇK-së dhe dosjet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

