Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të mbajë konferencë për medie, në orën 12:00.Nga kjo parti nuk kanë dhënë ndonjë informacion nëse kjo konferencë është thirrur për seancën e votimit të presidentit.Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.Kështu tha kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.
Abdixhiku tha se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së të votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.
Ndryshe nga LDK, PDK ka njoftuar se nuk do të qëndrojnë në sallë ditën e votimit të presidentit.
Ramush Haradinaj sot mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

