LAJME

Ramush Haradinaj shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij

Ramush Haradinaj shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2025, 22:09
Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, tradita jonë e iftareve të përbashkëta vazhdon. Sonte, selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u nderua sërish nga prania e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorëve nga Bashkësia Islame e Kosovës. Këto ngjarje, simbolizojnë mirënjohjen tonë për kontributin e Bashkësisë Islame në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Të gjithë besimtarëve, ju dëshiroj agjërim të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit” – thuhet në postimin e kryetarit Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika