Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur më herët me departamentin e AAK për buxhet dhe financa, ka folur edhe për tërheqjen e shumës së caktuar nga mjetet e Trustit për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij edhe këtë mundësi e kanë diskutuar si departament i AAK, por ka pasur një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.“Po, po, po, e kemi analizuar edhe këtë veprim me kujdes më kolegët tanë, e përkrahim… për shumën se sa jemi të hapur të që bëhet një analizë e kujdesshme por po ashtu jemi edhe për vendimin që të ketë projekt se si do të kthehen këto nga qeveria dhe sa a mund të bëhet si veprim.
Pra, mos të jetë vetëm në koston e qytetarit sepse ta sqarojmë- nëse qytetari i tërheq këto para i harxhon vetëm paret e veta që do t`i mungojnë.. përpos tërheqjes së 10 ose më shumë për qind jemi të interesuar që të gjendet formula e kthimit nga buxheti, pra nga Qeveria”.