Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka adresuar një sërë kritikash ndaj qeverisë, nuk ka përjashtuar as mundësinë se do të protestojnë nëse situata mbetet e njëjtë.
“Jemi seriozë në punën tonë, edhe pse jemi grup i vogël parlamentar, e shihni sa seriozë jemi në punë. Por, nëse situata në tema të caktuara përkeqësohet, nuk e përjashtojmë edhe mundësinë e protestave. Por mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet institucionale”.





