Ramush Haradinaj: Manipuluesit kushdo qofshin, ju uroj dënime meritore

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Mar 8, 2021
Ramush Haradinaj: Manipuluesit kushdo qofshin, ju uroj dënime meritore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se manipuluesit e zgjedhjeve kushdo që janë, u uron denime meritore.Në anën tjetër ka falenderuar meritorët që zgjedhjet ishin me standarte të larta demokratike, përcjellë Gazeta Blic.Ai ka ftuar organet e drejtësisë që të marrin masat konfrom ligjit për parregullsitë.

Në media ka qarkulluar një video ku besohet se bashkëshorti i kandidatet për deputet anga AAK, Meliza Haradinaj ka paguar gjashtë komisionerë për të siguruar vota për Haradinaj-Stubllën.Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.
Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.
Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.
Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta.
RH

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika