LAJME

Ramush Haradinaj: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i presidentit historik, Ibrahim Rugova

Ramush Haradinaj: Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i presidentit historik, Ibrahim Rugova
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Dhjetor 2020, 08:29

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76 vjetorit të lindjes.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që presidenti Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

“Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare”.
“Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh. Urime ditëlindja, President”, ka shkruar Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika