Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se besimi i bashkatdhetarëve në partinë e tij po rritet çdo ditë.
Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, gjatë një takimi me bashkatdhetarë ku po qëndron për vizitë në Kapfenberg të Austrisë.
Shkrimi i plotë:
Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë!
Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së. Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.