Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se deri më tani janë rreth 900 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë në QKMF me simptoma të njëjta helmimi.Ramosaj për Aleanca.press ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë vizitë nga krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministri apo ministri i Shëndetësisë.“Përveç Presidentes Osmani e cila më ka telefonuar dhe është interesuar për qytetarët e atakuar, askush nga krerët e institucioneve nuk ka qenë në vizitë”, ka thënë Ramosaj.
Ai ka thënë se deri tani nuk ka pacient në rrezik për jetë.“Jo, nuk kemi pacientë që janë në rrezik për jetë”, është shprehur i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.