• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home VENDI

Ramiz Lladrovci publikon intervistën e heroit Fehmi Lladrovci për BBC, kur thoshte: UÇK-ja nuk vret njerëz të pa armatosur

tvprizreni by tvprizreni
November 17, 2020
in VENDI
0
Ramiz Lladrovci publikon intervistën e heroit Fehmi Lladrovci për BBC, kur thoshte: UÇK-ja nuk vret njerëz të pa armatosur
0
SHARES
137
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar intervistën e vëllait të tij, heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit të vitit 1998, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se intervista dëshmon misionin e UÇK-së.

“Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruaj historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, i rekomandoj ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci”.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Kushdo që e ka harruar apo dëshiron ta rishkruaj historinë e Kosovës që ta dijë ku ishim e ku jemi, i rekomandoj ta përcjellë intervistën e heroit Fehmi Lladrovci, të dhënë për BBC-në, në fillim të majit 1998.

Intervista është mbi 7 minuta dhe dëshmon rreth misionit të UÇK-së, vizionit dhe qëllimin e fundit i kësaj ushtrie çlirimtare, Pavarësia e Republikës së Kosovës, si vendi i fundit në Evropë nën okupim! Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar Lladrovci.

Fehmi Lladrovci, që ra dëshmor, thoshte për BBC-në, se UÇK-ja nuk ka vrarë asnjë njëri të paarmatorur, asnjë fmëijë, asnjë grua. UÇK-ja nuk lufton kundër popullit serb që jeton në Serbi.Kur pyetet nëse do të jepte jetën për liri, thotë: “Gjithqysh, edhe me dëshirën më të madhe”.

“Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta” u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC-së, Vaughan Smith në vitin 1998. Lladrovci kishte deklaruar se ushtarët e UÇK-së nuk kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër regjimit të Millosheviqit.

“Le të argumentojnë serbët vetëm një rast terrorizmit që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne kemi me mijëra që falanga serbe ka bërë terror mbi popullin shqiptar. Le ta tregojnë një njëri të pafajshëm që është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një njëri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua kudo qoftë në territorin e Kosovës. Dhe, ne armët nuk i kemi marrë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë, por kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave policore dhe ushtarake që janë në Kosovë”, kishte thënë Lladrovci.

Lladrovci kishte deklaruar se UÇK’ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër, përveç pavarësisë së Kosovës.“Ne dëshirojmë çlirimin definitiv të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pajtohet me asnjë zgjidhje përveç pavarësisë së plotë të Kosovës. Jemi të gatshëm për bisedime me Serbinë vetëm për kufij dhe për asgjë tjetër”, kishte thënë Lladrovci për BBC.

Në këtë intervistë, Lladrovci kishte thënë se lufta ishte e domosdoshme.Shitet “qyteti fantazmë” në Australi, u braktis 70 vite më parë nga banorët – fsheh një histori të errët.

“Ne nuk i kemi marrë armët në dorë se kemi dëshirë ose jemi të sëmurë me luftu, por është domosdoshmëri pa të cilën nuk kupton askush, as Evropa e as Amerika, prandaj është domosdoshmëri e kohës”, kishte deklaruar Lladrovci.Ai kishte thënë se rinia serbe nuk është e interesuar për luftë në Kosovë, por Millosheviqi i kishte paguar dhe i kishte frymëzuar me urrejtje ndaj shqiptarëve.“Ushtria jugosllave ka qenë prej kohësh e kyqur në këtë luftë, dhe nuk ka asnjë mundësi të luftojë për arsye se janë të gjithë të rinj dhe nuk kanë motiv për luftë, por këta janë të gjithë njerëz të paguar dhe njerëz që me vite Millosheviqi i ka frymëzuar me shovinizmin më të madh dhe me urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve, jam plotësisht i bindur se rinia serbe nuk do të jetë e gatshme të luftojë në Kosovë”, thoshte Lladrovci.

Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Free Download WordPress Themes
free download udemy course
download coolpad firmware
Free Download WordPress Themes
free download udemy course
Previous Post

ShSKUK shpall konkurs për pranimin e mbi 150 specialistëve të papunë

Next Post

Nëse vini nga këto shtete në Kosovë, nuk mund të hyni pa test PCR ose do të izoloheni

Next Post
Nëse vini nga këto shtete në Kosovë, nuk mund të hyni pa test PCR ose do të izoloheni

Nëse vini nga këto shtete në Kosovë, nuk mund të hyni pa test PCR ose do të izoloheni

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

March 29, 2023
Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.