Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot është telefonuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, shkruan Gazeta Express.
Lladrovci tha se kjo ishte një nga bisedat më emocionale në jetën e tij dhe se që nga shkuarje e tyre në Hagë, sipas Lladrovcit, sot ishte hera e parë që e dëgjonte zërin e tyre.
Ai ka falënderuar të dy për thirrjen, teksa tha se ata u mungojnë jo vetëm miqve dhe familjarëve por edhe shtetit.
“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin. Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.
Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.
Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.
I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.
Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!