Infektologu Hamdi Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit, pasi sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të jemi të sigurt nga pandemia me Coronavirus.
“Kur kemi mbi 70% të imunizuar dhe kur e dimë që kemi një numër të imunizuar që e kanë kaluar sëmundjen atëherë situata është më e lehtë e kontrolluar dhe mund të jetë më e qëndrueshme gjendja, do të ketë më pak të hospitalizuar shumë pak të infektuar apo edhe zero të sëmurë rëndë të cilët mund të paraqesin vdekshmëri”, ka thënë a.





