Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e themelimit të shtetit.
Rama uron për 18-vjetorin e Pavarësisë: Keqardhje që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së

Rama në një postim në Facebook ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë siç thotë ai në “manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”.
“Mirëmëngjesi dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

