Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita e tij në Kosovë është përcjellë me shumë diskutime, pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin me homologun nga Shqipëria.
Rama takon Osmanin

Rama pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa ende “ka shpresë” se do ta takojë edhe Kurtin. Kurti ka refuzuar takimin me Ramën pa “mbledhjen e dy qeverive”, të cilën e anuloi muajin e shkuar Rama, vetëm një ditë para ditës së paraparë për mbajtje.
Më herët gjatë ditës, Rama ka qëndruar në Shkup nga ku ka thënë se ka shpresa se “Kurti nuk e ka harruar Kanunin, se sipas Kanunit edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

