Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” për nisjen e “Defender Europe 2023” tha se Shqipëria ka nderin që të pres për herë të dytë këtë stërvitje të madhe ushtarake.
Rama: Shqipëria ka nderin që të pres për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë

Rama, potencoi se se ky është një privilegj sidomos për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë edhe pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitje.
“Shqipëria ka nderin që të pres për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2023”, dhe ky është një privilegj i posaçëm për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitje, e cila për herë të dytë vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë mbështetjes së paçmuar të aleatëve tanë amerikanë dhe të aleatëve të tjerë të vendeve të NATO-s”, tha Rama.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

