Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht me anë të një postimi në Twtter homologut të tij kosovar, Albin Kurti për ftesën për ta vizituar Kosovën.
“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkruan Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim Edi Ramën, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë, teksa e ftoi për një vizitë në vendin tonë.
Raportet mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë të tensionuara pas refuzimit të Kosovës për të qenë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”.