Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka postuar disa fotografi ku shihen pjesëtarë të personelit mjekësor të Kosovës duke u vaksinuar në Kukës kundër COVID-19.
Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar “Jena1”.
Kujtojmë se të enjten, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka konfirmuar sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë.
👐🏿Jena1👐🏿
🇦🇱❤️🇽🇰
*vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës në Kukës
Posted by Edi Rama on Saturday, 20 Mars 2021