LAJME

Rama: Për t’u lavdëruar që Kurti pranoi propozimin evropian për avancim përpara për Asociacionin

Rama: Për t’u lavdëruar që Kurti pranoi propozimin evropian për avancim përpara për Asociacionin
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2023, 14:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar pas takimit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar me liderë evropianë.

Ai e ka përgëzuar Kurtin për siç ka thënë pranimin e propozimit evropianë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Për t’u lavdëruar që Kryeministri i Kosovës, ka pranuar propozimin e BE-së për të avancuar vendosmërisht drejt një zgjidhje zhbllokuese për Asociacionin përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si kornizë për negociatat në vijim”, ka shkruar Rama në X.

“Ky më të vërtetë është një moment tepër i rëndësishëm. Krerët e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët perëndimorë që të zbatohet me përpikëri Marrëveshja Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejme”.

Rama ka shkruar se rajoni meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për të ardhme më të mirë të përbashkët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika