- Reklama -

Rama për tensionet në veri: Kosova e ka mbështetjen e qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Gjatë prezantimit të projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”.

- Reklama -

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës”, tha ai.

Rama theksoi se qeveria dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë.

Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa raportohet se mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës sot nuk po mbahet. Po ashtu, dyqanet në veri të Mitrovicës këtë mëngjes janë parë të mbyllura.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend të gjithëve pa dallim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort