LAJME

Rama për situatën Kosovë – Serbi: Superfuqitë t’i kapin për veshi sa herë që zihen

Rama për situatën Kosovë – Serbi: Superfuqitë t’i kapin për veshi sa herë që zihen
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2023, 16:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën rreth Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se situata duhet të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë probleme për të dyja vendet.

Ai ka thënë se “superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen në oborr të shkollës”, njofton mediumi malazes “Pobjeda”.

“Superfuqitë duhet t’i kapin për veshi sa herë që zihen në oborrin e shkollës. Një marrëveshje e bazuar në planin franko-gjerman është gjëja më e mirë që ka qenë në tryezë, por ky është mendimi im. Unë respektoj sovranitetin e të dyja palëve për të vendosur për këtë dhe kur të krijohet një situatë të tillë, Qeveria e Shqipërisë dhe unë personalisht do të jemi aty për ta mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e tyre dhe uroj që të jenë vendimtare dhe të suksesshme”, ka thënë Rama.

Të hënën ka nisur në Bruksel takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas Kurtit, Borrell e Lajçak pritet ta mbajnë edhe një takim të veçantë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar më pas me një takim të përbashkët me të dyja palët.

Në këtë takim do të diskutohet për planin franko-gjerman, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel vite më parë nga Kosova dhe Serbia, duke përfshirë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të hënën janë nënshkruar disa marrëveshje mes Shqipërisë dhe Mali të Zi.

Rama ka thënë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, ka shprehur dëshirë që të organizoi në qershor samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur”.

“Falënderoj Abazoviqin që shprehi dëshirën për organizimin e Samitit të Ballkanit të hapur në qershor në Mal të Zi, duke pasur parasysh se Procesi i Berlinit do të jetë një Samit në Tiranë në fillim të vjeshtës. Unë pretendoj se Ballkani i Hapur është i domosdoshëm për të sjellë në jetë ritmin e të gjitha vlerave dhe kërkesave që dalin nga Procesi i Berlinit”, tha Rama, duke shtuar se Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotësojnë njëra-tjetrën.

Abazoviqi ndërkohë ka thënë se Ballkani i Hapur nga ringjallur Procesin e Berlinit.

Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Abazoviq, ka thënë se të gjithë humbin nëse vazhdon “status-quo”.

“Qeveria e Malit të Zi mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovë. Është gjithashtu një plan i mirë dhe duhet të kemi normalizim, por nuk është çështje e jona, nuk mund të themi se kush dhe si duhet të veprojë, por e ardhmja jonë është në bashkëpunim. Nëse bëjmë diçka që e kërkojnë faktorët ndërkombëtarë dhe qytetarët, atëherë është në dobi të të gjithëve dhe të gjithë do të humbim nëse vazhdojmë me status-quo. Ne nuk mbështesim politikën përçarëse të nacionalizimit”, tha Abazoviq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika