Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vënë në pikëpyetje nëse Shqipëria do të marrë pjesë në samitin e radhës të Bashkimit Evropian që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
Rama për Samitin e BE-së: Çka të kërkojmë atje?

Rama, përmes një postimi në Twitter, tha që bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut – Aleksandër Vuçiq dhe Dimitar Kovaçevski – kanë diskutuar për këtë dhe kanë ardhur në përfundim se në fund të samitit do të marrin përgjigje negative.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

