Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët ka thënë se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur.
“Është për të ardhur keq se në vend të përparimit të dialogut dhe njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.
Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb në veriun e Kosovës”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, shkruan Telegrafi.
Kurti: Kosova e Shqipëria kanw potencial për t’i realizuar projektet e përbashkëta, mbledhja e dy qeverive mbahet në muajin nëntor
“Ato manovra ri sjellin në skenë hijen e të shkuarës dhe nxisin nacionalizim vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike”, tha Rama.





