• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, September 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Rama për Osmanin: Erdhi për të bërë propagandë që të marrë vota në Kosovë

tvprizreni by tvprizreni
December 24, 2020
in LAJME, VENDI
0
Rama: Nuk e kam problem kur më thonë gomar, por kur më akuzojnë si hajdut
0
SHARES
153
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konference me gazetarët ka folur edhe për deklaratat ushtrueses së detyrës së presidentes në Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të kenë tra mes tyre, ndërsa shtoi se Serbia duhet të paguajë për ato që ka bërë dhe nuk duhet të mbrohet.

Duke iu përgjigjur këtyre deklaratave të bëra në Kuvendin e Shqipërisë nga Osmani, Rama ka thënë se rruga është e Atdheut dhe si e tillë duhet të mirëmbahet. Sipas tij, kjo rrugë ishte e destinuar të shkatërrohej nga faktorë të ndryshëm, ndërsa tani po ndryshon me standardet e nevojshme.

Ai ka thënë se Osmani ka shkuar në Tiranë për të bërë propagandë e për të fituar vota në Kosovë

“Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zërim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët se është një rrugë e atdheut. Se vlen për të gjithë ata që e përdorin rrugën. Shikojeni rrugën dhe zonja Vjosa dhe të gjithë të tjerët mund ta shikojnë se ndryshim ka në çdo pjesë saj falë investimeve që po bëhen. Ishte një rrugë në rrezik dhe tani po bëhet me standarde. Janë dy pika që flasin qartësisht me një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike atë të jashtme dhe të brendshme. Nuk ka lidhje me marrëdhënie konceptuale. Për të kaluar në dimension tjetër me luftën diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta kështu duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjetet ët tjera para se të fitohej liria. Deklarata nuk përdoren si pushkë, e bomba, thjeshtë lëndojnë dhe plagosin vetveten jo kundërshtarin në fushën e luftës diplomatike. Me këtë formë s’do e hapnim rrugën e linjës së energjisë.” ka thënë Rama.


Rama: Historia e luftës për liri nuk fillon me Osmanin dhe Kurtin

Gjatë konferencës sotme për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pos ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka sulmuar edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka folur për rezolutën që Osmani e ka kërkuar ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë si dhe për rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Historia e luftës për liri në Kosovë dhe Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në pritje për t’u ribërë kryeministër. Kjo është një politikë e brendshme si miell për politikën e jashtme. I ka kushtuar shumë Kosovës”, tha Rama.

Download Best WordPress Themes Free Download
Free Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
free download udemy course
download redmi firmware
Download Premium WordPress Themes Free
udemy paid course free download
Previous Post

90% e qytetarëve e vlerësojnë ndikimin e diasporës në ekonominë e Kosovës

Next Post

Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi qeseve për mbeturina

Next Post
Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi qeseve për mbeturina

Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi qeseve për mbeturina

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.