LAJME

Rama: Pasnesër mbërrijnë mbi 38 mijë doza të para nga AstraZeneca

Rama: Pasnesër mbërrijnë mbi 38 mijë doza të para nga AstraZeneca
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2021, 18:11

Në Shqipëri ditën e premte do të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” thekson se me ardhjen e vaksinave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime, në radhët e bluzave të bardha dhe të moshuarve./TCH

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika