LAJME

PDK: Hamza do të japë dorëheqje si kryetar partie kur të shpallen zgjedhjet e brendshme, nuk do të kandidojë më

PDK: Hamza do të japë dorëheqje si kryetar partie kur të shpallen zgjedhjet e brendshme, nuk do të kandidojë më
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2026, 19:52

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari Bedri Hamza do të japë dorëheqje kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme dhe nuk do të rikandidojë për kryetar.

Në një përgjigje për Nacionalen, Zyra për Informim e PDK-së theksoi se “nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje”.

 

Partia bëri të ditur se aktualisht është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.

Për zhvillimet e ardhshme, PDK-ja tha se do të njoftojë me kohë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika