Kompania ‘ABI’ nga Prizreni po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore “SIAL Paris 2026”, ku po prezanton produktet e prodhuara në Kosovë para përfaqësuesve të tregjeve ndërkombëtare.
Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë panair është pjesë e angazhimit të saj për promovimin e produkteve vendore dhe zgjerimin e pranisë në tregjet evropiane dhe më gjerë.
ABI, e cila prej afro dy dekadash prezanton produktet e saj në tregjet ndërkombëtare, synon që përmes pjesëmarrjes në këtë ngjarje të rëndësishme të industrisë ushqimore të promovojë cilësinë e prodhimeve nga Kosova dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi.
“SIAL Paris” është një nga panairet më të njohura ndërkombëtare të sektorit ushqimor, ku marrin pjesë kompani dhe profesionistë të industrisë nga vende të ndryshme të botës.
