LAJME

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2026, 16:23

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës më 17.10.2026, Mbreti i Suedisë i ka përcjellë urimet e tij Shiroka-Pulës, duke i dëshiruar shëndet, ndërsa popullit të Kosovës mirëqenie dhe prosperitet.

Ndërkaq, Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe përpjekjet për stabilitet, paqe e prosperitet ekonomik në rajon.

Në letrën e tij, ai thuhet se ka theksuar edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Edhe Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, duke rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika