LAJME

Kamioni përfshihet nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Kamioni përfshihet nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2026, 13:41

Një kamion është përfshirë nga zjarri pas një vetaksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Prizrenit për Prishtinë, në zonën e Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti është raportuar rreth orës 12:10.

“Sot rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku, vetaksident, në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë, në zonën e Malishevës. Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Policia po merret me rastin, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkaqet e vetaksidentit./KP

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika