LAJME

QSU e FSK-së fiton riakreditimin pesëvjeçar për herë të parë

QSU e FSK-së fiton riakreditimin pesëvjeçar për herë të parë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2026, 13:38

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ku këtë arritje e ka cilësuar si dëshmi të punës së vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.

Maqedonci ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët.

“Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, ministri ka përgëzuar drejtuesit dhe gjithë stafin e Qendrës për Studime Universitare për punën dhe përkushtimin e treguar në arritjen e këtij suksesi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika