Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas ofertës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.
Në njoftim thuhet se kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla për këtë çështje ka komunikuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deri më tani është duke e neglizhuar ofertën.
Shqipëria nis vaksinimin e mësuesve, Rama fton mjekët nga Kosova që t’i marrin vaksinat kundër COVID-19 në Kukës
“….Prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gatishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar, në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.





