Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovës.
Rama në vizitë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Murati: 3.64 miliardë euro të hyra buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet me kredi

GAP: Mbi 81% e buxhetit për projekte kapitale u dedikohet atyre të vitit të kaluar

Oravi uron Kurtin: Dakordohen të punojnë për reforma për rrugën evropiane të Kosovës

