Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sonte kanë pranuar edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se me këtë kontingjent Shqipëria në total ka pranuar 773 mijë vaksina.
“Aeroporti ‘Nënë Tereza’- Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, u shpreh Rama.