Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, morri pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane që u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane për Evropës dhe Afrikë në Ëiesbaden të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, konferenca tre-ditore, e mbajtur nga data 15-17 qershor, u organizua nga shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali James C. McConville, mbështetur nga gjenerali komandues i ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneral Christopher Cavoli.
“Në këtë konferencë , përveç gjeneral Ramës, morën pjesë komandantë të lartë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues nga afërsisht 40 vende aleate evropiane dhe partnere të SHBA-së dhe Kanadasë. McConville filloi fjalët e tij të hapjes me një mesazh mirënjohje për vullnetin e dëshmuar për t’u takuar përsëri pasi ngjarja e vitit të kaluar u anulua për shkak të COVID-19. Fokusi kryesor i konferencës së këtij viti ishte modernizimi i forcave dhe përfshiu diskutime në lidhje me perspektivat rajonale mbi forcat tokësore, ndërveprimin, gatishmërinë strategjike, ndërtimin e kapaciteteve, kërcënimet aktuale dhe ato në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftim.





