LAJME

Rama ndan shifrat: Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

Rama ndan shifrat: Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2025, 12:29

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar shifrat.Ai thekson se rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet.

“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj

Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vëtëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjoz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, ka shkruar Rama.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika