Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës pas vënies së reciprocitetit për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia.
Rama mbështet Kosovën për targat

Rama i ka dhënë të drejtë reciprocitetit, duke thënë se pasi kjo të garantohet, duhet shmangur situata e konfliktit të ngrirë.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, ka shkruar Rama në Twitter.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

