Home LAJME Rama: Mbajtja peng e Hashim Thaçit është katastrofë për të drejtën ndërkombëtare

Rama: Mbajtja peng e Hashim Thaçit është katastrofë për të drejtën ndërkombëtare

0
Rama: Mbajtja peng e Hashim Thaçit është katastrofë për të drejtën ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për raportet e aferat që ka me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se Hashim Thaçi është i vetmi politikan shqiptar të cilën e ndjen si vëlla.

“Është i vetmi politikan shqiptar këtu e atje të cilit unë i them dhe të cilën e ndjejë si vëlla”, ka thënë Rama, duke treguar kohen se kur ka filluar ta ndien kështu.

“Realisht, unë Hashimin e kam ndier thellësisht dhe e ndiejë si vëlla qysh ditën është marr pengë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka treguar se Thaçi e marrë në telefon pas operacionit.

“Shumë rrallë, se unë nuk e marrë dot. Ai me merr me kursim në kuptimin që nuk do të me shqetësoj. Me ka marrë pas operacionit. Ka marrë menjëherë Linden, dhe pastaj me ka rimarr mu kur kam dal nga spitali”

Kryeministri shqiptar ka thënë se Thaçit është duke iu bërë një padrejtësi e madhe.

“Ajo që nuk do të ndodhte kurrë, jo në BE, po në asnjë vend demokratik, madje edhe në vende me demokraci të pa konsoliduar, ajo që nuk do të ndodhte kurrë ishte që të iu merrej president nga zyra pa akuzë dhe të iu kyçej në një dhomë dikur në botë. Dhe të mbahej mbyll pa akuzë. Kjo në vërtetë është një katastrofë për të drejtën ndërkombëtare dhe për etiken e asaj gjykate”, ka thënë Rama.

Megjithatë, ai ka thënë se u vepruar drejt Kosova vendosin formimin e Gjykatës Speciale.

“Besoj se Hashimi dhe të tjerët kanë vepruar me mirëbesim të plotë me aleatet dhe partnerët tanë dhe nuk do at quaja gabim. Do ta quaj një akt të vullnetit të mirë të udhëheqësve dhe të deputetë të një vendit që është i vetëdijshëm që ekzistenca si një shtet demokratik bazohet pikërisht tek forca dhe lidhja me aleatët”, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here