Në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e ka quajtur të suksesshëm samitin e Ohrit. Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kush heziton t’i bashkohet iniciativës, “humb kohë të çmuar për të përfituar”.
“Më vjen mirë që jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme. Është tryezë-mundësi për të dialoguar për të marrë më të mirën e mundshme. Do të doja dhe dua të jemi 6. Për shkak se është i njerëzve dhe të ardhmes, ‘Ballkani i Hapur’ as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kjo është mbase pak, por e sigurt. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i hezituar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë”, ka thënë ai.





