LAJME

Rama: Kosova dhe Serbia të veprojnë me maturi

Rama: Kosova dhe Serbia të veprojnë me maturi
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Shtator 2023, 13:46

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së SHBA-së për shtensionim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën X (dikur Twitter) Rama i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Gjithashtu në postimin e tij kryeministri shtoi se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama në rrjetin social, X.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika