Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmet kibernetike nga Irani do të ndodhin sërish.
Rama: Kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike

I ftuar në emisionin “Wake Up America” në SHBA, Rama është shprehur se duhen shpejtuar masat për mbrojtjen kibernetike, sepse regjimi iranian është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë.
“Kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë për mbrojtje. Kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike. Jemi të përgatitur për sulme të tjera, sepse e dimë që ky regjim është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë. Nuk më takon mua ta them, sepse Shqipëria është një aleat i fortë i SHBA, nuk është mbi shpatullat tona të marrim barrën e vendimeve të mëdha”, tha Rama.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

