LAJME

Rama i reagon Guterresit, pasi shkroi Beograd – Prishtinë e jo Kosovë – Serbi

Rama i reagon Guterresit, pasi shkroi Beograd – Prishtinë e jo Kosovë – Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2023, 23:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, pasi ai kishte shkruar Beograd – Prishtinë në Marrëveshjen për normalizim në vend se të shkruante Kosovë – Serbi.

Në deklaratën e lëshuar nga Guterresi ishte shkruar gabimisht emri i Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vend së të shkruhej “Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës” shkroi “Rruga për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit, Prishtinës”.

Rama ka kërkuar sqarim, duke pyetur nëse ishte lapsus apo gabim i qëllimshëm.

“Beograd – Prishtinë?! Një gabim serioz apo lapsus? Emri zyrtar i kësaj është ‘Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë’, dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm qëllimshëm nuk e përdor emrin si duhet. Ju lutem ofroni menjëherë sqarim”, ka reaguar Edi Rama në Twitter.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika