Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Sipas tij, projektligji është përgatitur dhe kompletuar me dokumentacionin përkatës, por ende nuk është dorëzuar zyrtarisht për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.
Rama thekson se grupi i deputetëve është në pritje të zhvillimeve të mëtejshme institucionale para se të procedojë me dorëzimin e nismës legjislative.





