- Reklama -

Rama: Ballkani i Hapur mjet për zbatimin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Austria ka deklaruar se nisma rajonale ‘Ballkani i Hapur’ është një mjet i menduar për të zbatuar Procesin e Berlinit.

I ftuar në Forumin Evropian “Wachau” për temën “Ruajtja e së ardhmes së Evropës dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian”, Rama ka thënë se në vend që të presin dritën jeshile nga BE-ja, shtetet e rajonit kanë menduar të bashkëpunojmë.

- Reklama -

“Ne mund të rrimë duke pritur Godonë, ose të lëvizim për të ri ngjallur shpirtin evropian në rajonin tonë”, është shprehur ai.

Sipas tij, nëse shtetet e Ballkanit nuk përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet, e kaluara tragjike mund të rikthehet.

“Jemi shumë të mirë për të bërë gjëra të tmerrshme. Duhet që bashkëpunimi të jetë norma dhe që lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të jetë mënyra sesi ne jetojmë. Ne duam ta zbatojmë Procesin e Berlinit dhe për këtë kemi ndërtuar një mjet për ta zbatuar, Ballkanin e Hapur”, ka shtuar tutje kryeministri shqiptar.

Rama ka folur edhe për Samitin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke kritikuar BE-në pasi të enjten nuk u votua për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas vetos së Bullgarisë.

Ai ka thënë se Ballkani ka nevojë për BE-në, aq sa ka nevojë BE-ja për të dhe ka shtuar se ndihet i keqardhur për Bashkimin Evropian, pasi në një situatë kaq të nxehtë në Evropë, mes të një lufte, Bullgaria merr “peng” dy vende të NATO-s.

“Ky është vendi i përsosur për të diskutuar, disa prej shkallëve shkojnë lart e disa zbresin poshtë, ne jemi në mes. Disa njerëz e kuptojnë mirë, disa të tjerë kanë nevojë për shtysë që ta kuptojnë, sot BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për ne. Nga ana tjetër duhet të them se nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Ndaj, urime të gjithë atyre që patën idenë që unë të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im t’i ndalë vrullin gojës sime”, ka deklaruar mes tjerash Rama.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort