LAJME

Rama: Albin Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë time në Londër

Rama: Albin Kurti e ka festuar ditëlindjen në shtëpinë time në Londër
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2021, 19:00

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për miqësinë e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka pohuar se nuk do të mungojë bashkëpunimi mes tyre, duke treguar se Kurti ka qëndruar edhe në shtëpinë e tij në Londër, transmeton Telegrafi.

“Edhe Albini ka qenë në shtëpinë time, ka festuar ditëlindjen, kemi kontakte, mendoj që ka me qenë një bashkëpunim i mirëfilltë. Kurti është kryeministër unë jam kryetar i komunës, dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e popullit. Ai mendon për të mirën e popullit, edhe unë mendoj po ashtu. Nuk mendoj që ka me mungu bashkëpunimi mes neve”, deklaroi ai në kanal 10.

Rama ka fituar mandatin e kryetarit të Prishtinës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të kryeqytetit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika